Shkodër, sherr mes nxënësish
i qëllon me kallashnikov në shkollë

Shkodër, sherr mes nxënësish<br />i qëllon me kallashnikov në shkollë
SHKODËR - Një sherr mes disa adoleshentëve në shkollën e mesme të Bashkuar në Vaun e Dejës, Shkodër, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

Pas zënkës në shkollë, 17-vjeçari Gjovalin Doda, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një automatik, kallashnikov dhe ka qëlluar me të në drejtim të bashkëmoshatarëve të tij me të cilët kishte pasur zënkën.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur Doda ka qëlluar në oborrin e shkollës, por që për fat të mirë nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga në flagrancë, nxënësin e shkollës, Gjovalin Doda, 17 vjeç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë