SHKODER - Policia e Shkodrës ka filluar procedimin penal për dy punonjës të Shërbimit Social të Komunës Rrethinë dhe Postribë për shpërdorim detyre. Nën hetim janë vënë Lumturije Smakaj 46 vjeç banuese në Dobrac të Shkodrës, përgjegjëse e Shërbimit Social në Komunën Rrehtine.
Ndërsa në Komunën Postribë të Shkodrës është nën procedim penal Dashamir Shabaj 43 vjeç banues në fshatin Boks Komuna Postribë, përgjegjës në Shërbimin Social të Postribës për shpërdorim detyre.
Procedimi penal ka filluar edhe ndaj shtetasve me inicialet A.L 42 vjeç banues ne Fshatin Shtoj të Ri dhe B.R 43 vjeç banues në fshatin Zues për veprën penale të mashtrimit. Këta shtetas të komunës Rrethinë janë trajtur me ndihmë ekonomike nga kjo komunë, por ata rezultojnë se jetojnë jashtë vendit.
Ndërsa në Komunën Postribë të Shkodrës për veprën e mashtrimit në këtë komunë po procedohen shtetasit B.H 32 vjeç e N.B 48 vjeç, banues në fshatin Myselim, dhe B.B 30 vjeç banues në fshatin Mes të cilët gjithashtu rezultojnë se jetojnë jashtë vendit kur njëkohësisht trajtohen me ndihmë ekonomike.
Për këtë cështje ka reaguar edhe kryekomunari i komunës Rrethine Luan Harusha i cili deklaron se është njohur nga media për këtë procedim penal të punonjësve të shërbimit social, ndërsa nuk kanë munguar akuzat nga ana e tij në drejtim të bluve të Shkodrës.
Edhe Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Shkodër Valbona Tula reagon duke thënë se ky institucion nuk ka kryer kontrolle ndaj këtyre dy njësive vendore.
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO