Shkodër, i vihet eksploziv në derën e banesës, tre muaj më parë i vunë lëndë plasëse tek biznesi i tij agjenci funerale (EMRI+VIDEO)

Shkoder -  Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 nentor) në një banesë në lagjen "Tre Heronjtë' në Shkodër.

Shqiptarja.com mëson se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit në gusht iu vu eksploziv te agjensia funerale. 

Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën  e  banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit  nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dë e materiale”  informoi sot policia e Shkodrës

Në momentin e shpërthimit familjarët kanë qenë në shtëpi. Policia veç dëshmive ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të banesës por dhe zonës përreth. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 

Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale  në pronësi të Flora Fierza,  e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. 'Shqiptarja.com" publikoi dhe pamjet e momentit kur një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera, si dhe dëmet që kishte shkaktuar shpërthimi në biznes. 

Dy ditë më pas policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit.  Policia e Shkodrës  informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit Bernad Pëllumbaj. I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 11/11/2024 00:19

      Gjykuar nga rezumeja e autorit qe vuri heren e pare eksplozivin,kjo tingellon me shume si gjobe se sa si borxh!

      Përgjigju
    • Budrum hesape: 10/11/2024 17:15

      Ska polici ma te kurruptume se ne Shkoder

      Përgjigju
    • AltinTop: 10/11/2024 10:31

      Ore eshte bere Shkodra si Libani…nuk dihet nga te vjen mo vlla.. Hajde shtet hajde.

      Përgjigju
    • B.P: 10/11/2024 09:09

      lerini te lire se shuajne njeri tjetrin shkoder lezhe dhe fushe kruje

      Përgjigju
    • Ku a shteti ?: 10/11/2024 08:21

      Ktu ka ra shteti ns leni tpakten te jena gjendje menu vetmbrojte gjithsecili per hesap vet

      Përgjigju
    • MAFI prej SHKODRE: 10/11/2024 08:15

      SHKODRA CITY MAFIA

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë