Frikësonte banorët në Grudë të Re duke lëvizur me pistoletë në brez, në hetim 15-vjeçari në Shkodër

Frikësonte banorët në Grudë të Re duke lëvizur me pistoletë në brez, në hetim 15-vjeçari në Shkodër

Arma e zjarrit dhe pushka e sekuestruar

SHKODËR - Një 15 vjeçar është vënë në hetim pasi shqetësonte banorët në Grudë të Re duke lëvizur me pistoletë në brez. Kur u ndalua nga policia iu gjet në brez arma e zjarrit, po pa krëhër e fishekë. 

Edhe në zonën ku banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. 15-vjeçari i identifikuar me inicialet J.B., u kthye në shqetësim për banorët, të cilët ishin të frikësuar nga fakti që lëvizte i armatosur. Ai procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës. 

Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndëkorhë vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota

Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota