SHKODËR - Shtyhet për të treten herë seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe Elidon Harizajt. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Shullazit, Mark Lleshi për arsye shëndetësore.
Emiljano Shullazi bashkë me Elidon Harizaj u arrestuan me 29 Qershor të 2012 për armëmbajtje pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit, pasi policia ka dyshuar për ndonjë plan kriminal.
Gjykata e Apelit ka revokuar vendimin për pezullimin e afateve të burgimit të Shullazit dhe Harizajt pasi sipas avokatit mbrojtës të këtij të fundit, Sokol Mengjeli, avokatët dhe të pandehurit nuk kanë pasur dijeni në lidhje me datat e zhvillimit të seancave gjyqësore ne gjykatën e Apelit në Shkodër.
Në seancë kanë munguar edhe dy të pandehurit, duke paraqitur prokurën për t’u mbrojtur nga avokatët mbrojtës. Në të tilla kushte, Kalaja ka shtyrë seancën gjyqësore pasi sipas tij paraqitja e raportit mjekësor të avokatit Lleshi e bën të justifikuar mosparaqitjen e tij dhe në tilla kushte zhvillimi i seancës është i pamundur.
Relatori i çështjes, Astrit Kalaja ka kërkuar që seance e radhës të zhvillohet më 8 prill, si dhe avokati i caktuar nga gjykata Blerim Bazhdari si zëvëndësues, në rast se ndonjëri nga avokatët do të mungojë sërish.
Një vit më herët gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtor të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin e tyre me 1 vit e 4 muaj, vendim ky i cili u apelua nga mbrojtja në apelin e Shkodrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com