SHKODËR – Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, si dhe janë shpallur në kërkim tre kosovarë, për dhënie ndihmë ndaj 22 emigrantëve, për t’i kaluar ilegalisht jashtë kufirit shqiptar, kundrejt pagesës.
44-vjeçari i identifikuar me inicialet A.L. kishte strehuar në banesën e tij 22 emigrantët që vinin nga vendet e treta, ndërsa tre kosovarët e identifikuar me inicialet A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç dhe të shpallur në kërkim akuzohen si bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit.
Policia ka sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare që do të përdorej për të kaluar emigrantët ilegalisht jashtë kufirit shqiptar.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.
Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale”,-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21