SHKODËR - Banorët e zonës së Dajcit janë përpjekur të bllokojnë aksin nacional shkodër- tiranë. Ata janë organizuar në një protestë duke I kërkuar qeverisë dëmshpërblimin për përmbytjet nga viti 2011 pasi sipas tyre cdo qeveri ka detyrimin tu përgjigjet qytetarëve të saj.
Reagimi i banorëve të Dajçit ka ardhur dy ditë pas deklaratës së deputetit të shkodrës Tom Doshi o cili I kërkoi kryeministrit të mbajë premtimet elektorale.
Dhjetëra banorë të zonës së Dajçit në Shkodër kanë tentuar të bllokojnë aksin nacional Shkodër-Tiranë. Dy ditë pasi deputeti i mazhorancës Tom Doshi i kërkoi kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet për banorët shkodran dhjetëra banorë të Dajçit kanë protestuar duke kërkuar dëmshpërblimin e përmbytjeve të vitit 2011.

Ata thonë se shteti u ka borxhe të cilat duhet t’i shlyejë. Në kushtet e mungesës së vëmendjes së autoriteteve përkatëse për këtë çështje dhe për premtimet të tjera elektorale të pambajtura banorët janë shprehur se në 21 qershor do të bojkotojnë zgjedhjet duke mos votuar as PD dhe as PS.
Forca të shumta policore kane stabilizuar qarkullimin duke bërë që aksi Shkodër-Tiranë të mos bllokohet nga protestuesit. Banorët e Dajçit paralajmërojnë se protestat e tyre nuk do të ndalen deri në momentin qe qeveria Shqiptare të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO