Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 ku shtetasi me iniciale R. B., ka qëlluar me armë zjarri 17 vjeçarin G. S., por fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Nga informacionet e para dyshohet se pas një konflikti verbal, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Polcia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen e hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Informacion Paraprak
Me datë 30.11.2017 në orën 09:25 në vendin e quajtur Palma lagje “Vasil Shanto” Shkodër ka ardhur telefonatë në sallën operative se ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi R. B. banues në lagje Partizani Shkodër, ka qelluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. S. 17 vjeç banues në lagje Partizani Shkodër, pasi kanë patur një konflikt të mëparshëm.
Nga të shtënat nuk ka persona të demtuar.
Punohet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po kryhen veprimet në vendngjarje.
Er.K/Shqiptarja.com










