SHKODER - Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:50 në Kryebushat të Shkodrës ku një femër ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është 19-vjeçarja Elsa Tusha e cila është gjetur në sedijen e pasme të mjetit tip “BMW X5” me targa SH 6969 E ndërsa dy meshkuj kanë mbetur të plagosur, përkatësisht Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në lokalin "Argenti" dhe sipas burimeve mësohet se konflikti ka nisur brenda ambienteve të lokalit dhe shkëmbimi i zjarrit ka përfunduar jashtë tij.
Menjëherë pas ngjarjes, dy të plagosurit, janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, Policia e rrethit Shkodër ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë që policia ka nisur disa efektivë drejt fshatit Stakaj nga ku edhe mendohet se janë larguar autorët që kanë qëlluar me armë zjarri.

(Në foto makina ku u gjet trupi i vajzës)
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com