SHKODËR - Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Rus në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen se në ç’rrethana janë dëgjuar krismat, por mësohet se është qëlluar me 4 plumba drejt një makine të parkuar tip Peugeot, në pronësi të E.H.
Policia thotë se një person ka qëlluar me armë nga një motor pa targa në drejtim të automjetit. Nga të shtënat janë krijuar vetëm dëme materiale të lehta tek Peugeot dhe një makine tjetër të parkuar aty pranë.
Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia është në vendngjarja dhe po kryen hetimet për identifikimin e autorit/ëve.
'Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.', njofton policia.
mas kan ken ME TARGA PA MOTOR kta te dy??
Përgjigjuatentate kudo si per vit te ri. dje kryembreti na tha qe kemi arritur maja te larta qe nuk i kishim pare me sy. nderkohe njerezit ikin naten ...
PërgjigjuKjo ashte demokracija. Ka lezete gezuare viti e ri
Përgjigjunigjova se kan dasht me vra Armando ramen
PërgjigjuKush esht ky Armando Rama? Ka te bej me ata te dobracit?
Nuk kan ken per makinen plumat, kan ken per tjeter kan po shpetoi
PërgjigjuPer Ke Jan ken plumat
Per ke jan ken
per ke ka ken mar tamarrsha ?
per ken jan ken plumat
Si gjithmone ne Shkoder ikin ne drejtim te pa ditur..
PërgjigjuPer bajrat