Shkodra s'gjen qetësi! Sherr në lokal, plagoset i riu Mikel Fusha! E ëma: Me autorin u konfliktuan 1 javë më parë! Ai theu karrige e tavolina, sot e qëlloi bashkë me shokët

Shkodra nuk gjen qetësi! Pas plagosjes së dy vëllezërve Hoten dhe Marjan Doci një natë më parë në fshatin Bardhaj, si pasojë e një sherri në një lokal mbrëmjen e sotme është plagosur me armë zjarri në këmbë 22 vjeçari Mikel Fusha, në lagjen Mark Lula.

22 vjeçari ka qenë në lokalin ku ai punonte kur autori i dyshuar Elvis Lekëndreu, ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë pasi kanë bërë sherr. Pasi ka plagosur Mikel Fushën, autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i nisur mes 22 vjeçarit dhe autorit,  një javë më parë po në këtë lokal. E ëma e të riut të plagosur thotë se një javë më parë autori  ka shkuar në lokalin ku punon djalit i saj dhe duke thyer karrige e tavolina e duke e kërcënuar. 

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ajo ka shkuar në shtëpinë e Elvis Lekëndreut dhe u ka kërkuar familjarëve të tij ai të mos i binte më në qafë djalit të saj. Por kjo thirrje ka shkuar në vesh të shurdhër sepse pas një jave, Lekëndreu ka shkuar në lokal bashkë me shokët e tij dhe plagosi Mikel Fushën i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30,  në lagjen "Mark Lula",  Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit  është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet  se autori i plagosjes është  shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij", thotë policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Shkodër/ 22 vjeçari punon në lokalin ku u plagos! E ëma s’ndal britmat: Romina si ka qenë puna

E ëma e Mikel Fushës të riut që është plagosur sot në Shkodër me armë zjarri pas një sherri, ka shkuar pranë lokalit ku punon i biri dhe bërtet me të madhe emrin e një punonjëseje së cilës i kërkon që t'i tregojë si ka ndodhur ngjarja.

“Romina si ka qenë puna e djalit tim...”, thotë ajo.

Ora 20:12
Plagosja e të riut në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (Emri)

Elvis Lekëndreu është autori i plagosjes së Mikel Fushës mbrëmjen e sotme në Shkodër. Pas ngjarjes, ai është larguar dhe ende nuk është kapur nga policia.

 

Ora 20:05
Shkodër, nëna e Fushës: Autori dhe djali janë konfliktuar 1 javë më parë! Shkuam te familja e tij dhe i thamë ta largonin! Ai e plagosi sot bashkë me shokët

Nëna e Mikel Fushës, të riut që është plagosur me armë zjarri në një lokal në Shkodër thotë se djali i saj dhe autori janë konfliktuar 1 javë më parë. Ajo thekson se ka shkuar në shtë pinë e prindërve të tyre duke kërkuar që djali i tyre të qëndrojë larg.

“Autori dhe djali janë konfliktuar një javë më parë.  Djali punon në lokal me një vajzë. Ka ardhur edhe para 1 jave ka thyer karriget e tavolinat e kanë nxjerrë jashtë. Kemi shkuar edhe te i ati për t'i thënë "mos m'i bini në qafë djalit". Sot paska ardhur me shokë dhe e ka plagosur”, tha ajo.

Ora 20:04
Plagosja në Shkodër, i riu u qëllua në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Ky është lokali ku ndodhur sherri

1616352974_foto.jpg

Mikel Fusha është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pas një sherri të çastit. Report Tv sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. Bëhet fjalë për këtë lokal, ku punonte i plagosuri, Mikel Fusha. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 19:56
Të shtënat me armë në Shkodër, plagoset Mikel Fusha! Shkak një konflik i çastit në lokal! Identifikohet autori

Si pasojë e të shtënave me armë, mësohet se ka mbetur i plagosur  Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë, teksa është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij. Dyshohet se shkak i plagosjes është një konflikt i çastit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 22/03/2021 09:56

    Dukagjinasit në Dukagjin,atje të shqyhen ndër vedi! Shkodra t'u kthehet njerëzve të sjellshëm!

    Përgjigju
  • Shaljani: 21/03/2021 21:49

    Ka zbrit krejt dukagjini në shkoder Cado boj nona e shkrete Si gjith nonat normal do ulerij Se mezor I ka rrit. Zoti u rujt sender shtet kena 30 vjet Njeloj ike në parti e vjen nje tjeter. Vec llafe jo pun

    Përgjigju
    • Eri: 22/03/2021 10:00

      Edhe i plagosuri nga dukagjini eshte o bos

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen