Shkodër, tentoi të vriste me armë
dy persona, arrestohet 27-vjeçari

Shkodër, tentoi të vriste me armë<br />dy persona, arrestohet 27-vjeçari
SHKODËR - Policia e Shkodrës ka ekzekutuar urdhër-ndalimin e Gjykatës për 27-vjeçarin Mirian Margjokaj nën akuzën ”Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentative”, ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se Margjokaj më 3 prill të vitit të kaluar  ka qëlluar më armë zjarri pistoletë në një lokal në  Lagjen Vasil Shanto në Shkodër, në drejtim të dy pronarëve dhe të kamerierëve  për motive të dobëta .
 
27 vjeçari i arrestuar nga Gomsiqe e Re, komuna Velipojë, Shkodër, rezulton i dënuar më parë në vitin 2009 me 2 vjet e gjashtë muaj burg për ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Kanosje”.
 
Materialet  shtesë në ngarkim të shtetasit Mirian Margjokaj i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor  Shkodër. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër