SHKODER - Mungesa e rojës pranë mbikalimit të Kaces në linjën hekurudhore Tiranë–Shkodër ka shkaktuar një aksident të rëndë ku një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë në gjendje te rëndë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45, ku treni i udhëtarëve me mashinist Gëzim Rumia, ka përplasur autoveturën tip Benz katër fenerësh me targë LE 9843 A, që drejtohej nga 47- vjeçari Ernest Kovaçi në mbikalimin e Kaces.
Brenda automjetit kanë qenë edhe Altin Kovaci 38 vjeç si dhe Vitore Kovaci, të tre këto pjesëtarë të së njëjtës familje. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen ne spitalin rajonal të Shkodrës shtetasi Altin Kovaçi, si dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën 40-vjeçarja Vitore Kovaçi, ndërsa drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës. Të tre këta shtetas ishin banues në fshatin Dragushe Komuna Dajç Lezhë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit të rëndë.
Nga ana tjetër banorët e fshatit Kacaj shprehen mjaft të shqetësuar për aksidentin e ndodhur që sipas tyre nuk është i pari gjatë muajve te fundit. Banorët fajësojnë hekurudhën, e cila sipas tyre ka hequr nga puna rojet e mbikalimit duke i lënë të gjithë mbikalimet pa roje dhe duke u shndërruar në këtë mënyrë në burime aksidentesh.
Brenda një muaji ky është aksidenti i dytë i shkaktuar në mbikalimet e ligjshme në rrethin e Shkodrës nga përplasja e trenit Tiranë-Shkodër me automjetet. Shkaktari kryesor është mungesa e sinjalistikës si dhe mungesa e rojeve pranë mbikalimeve. Përpara kësaj situate drejtoria e hekurudhës hesht ndërsa banorët apelojnë që këtij problemi madhor t’i jepet zgjidhje sa më shpejt.

*Lajmi u pulbikua fillimisht në orën 17:40 dhe u përditësua në 18:20
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com