SHKODËR - Fëmijët kanë bojkotuar mësimin ndërsa të mëdhenjtë kanë bllokuar rrugën e fshatit Rragam në komunën e Gurit të Zi, pasi kërkojnë rikthimin e energjisë elektrike, e cila u është shkëputur pasi kjo zonë rezulton debitore.
Banorët e kësaj zone kërkojnë rikthimin e energjisë, ndërsa theksojnë se matësit e energjisë nuk janë kontrolluar prej muajsh e për pasojë faturat e OSHEE- së rezultojnë të fryra dhe jo aq sa janë në të vertëtetë. Banorët kërcënojnë me largim masiv nga fshati drejt Perëndimit nëse nuk u rikthehet energjia.
Nga ana tjetër OSHEE bën të ditur se energjia në fshatin e Rragamit është stakuar pasi rezultojnë debitorë prej vitesh.
OSHEE: Energjia iu ndërpre debitorëveOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE sqaron se nisur nga lajmi i dhënë në media për protestën e banorëve në fshatin Rragam të Shkodrës, në këtë fshat rezultojnë debitorë 32 abonentë.
Nga këta abonentë, vetëm 5 prej tyre kanë lidhur Akt marrëveshje me OSHEE, ndërsa 27 të tjerë nuk kanë paguar dhe as nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje me kompaninë.
Në total, debia që 27 abonentë në fshatin Rragam kanë ndaj kompanisë OSHEE, është 8.434 157 lekë.
Nisur nga kjo situatë, grupet e punës së OSHEE, dega rajonale Shkodër kanë ndërprerë energjinë për debitorët që nuk kanë paguar detyrimet e tyre.
Theksojmë se nuk ka pasur stakim të energjisë dhe as ndërprerje kolektive të energjisë elektrike.
Operatori I Shpërndarjes së Energjisë i bën thirrje këtyre banorëve debitorë që të hyjnë në aktmarreveshje me kompaninë për të përfituar nga skema lehtësuese e shlyerjes së detyrimeve, duke u kujtuar se afati i fundit është data 28 shkurt.
Në lidhje me keqfaturimet, ftojmë abonentët që të paraqesin në zyrat e kujdesit ndaj klientit ankesë-kërkesat e tyre përsa i takon pretendimeve të tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15