Shkodër, vdekja e 5 të rinjve
Shoferi: S'po ecja me shpejtësi

Shkodër, vdekja e 5 të rinjve<br />Shoferi: S'po ecja me shpejtësi
SHKODER- "Në radhë të parë u dërgoj ngushëllime familjarëve të viktimave." Ka qënë kjo deklarata e Prend Ndrecës shoferit të kamionit që u përshfi në aksidentin tragjik të 22 tetorit, i cili i mori jetën 5 adoleshentëve nga Shkodra, gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatën e rrethit gjyqësor të Shkodres.  Në seancën e sotme Parlamentare, kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe të gjithë deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për pesë viktimat në Shkodër.


Përpa trupit gjykues Ndreca ka deklaruar se ka respektuar Kodin e Qarkullimit rrugor ndërsa ka theksuar se nuk ka qënë duke lëvizur me shpejtësi pasi kamioni ka qënë i ngarkuar me 20 ton dru.

Në dëshminë e tij Ndreca ka bërë të ditur se po udhëtontë nga Fushë- Arrëzi në drejtim të Tiranës që nga ora 21:00 e së hënës me drita ndezur, dhe kur ka mbërritur tek kryqëzimi i Kryebushatit në orën 01:10 minuta ka ndezur sinjalin dhe është futur në aksin nacional Shkoder- Lezhë, por në këtë moment në anën tjetër të rrugës ka ardhur një autoveturë me shpejtësi dhe i ka rënë kamionit, e për pasojë ka ndodhur edhe vdekja tragjike.

Ndreca ka kërkuar nga trupi gjykues drejtësi, dhe sa më shpejt të dalë edhe akti i ekspertizës.

Por organi i akuzës i përfaqësuar me prokuroren Oltiona Çifliku ka bërë të ditur se drejtuesi i kamionit nuk ka marrë masat e nevojshme gjatë kalimit nga rruga dytësore në aks nacional dhe për këtë shkak e kërkuar të vlerësohet si i ligjshëm ndalimi dhe ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës Gjovalin Ulndreaj ka kërkuar masë sigurie burg me afat, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga gjykatësja e cështjes Izabela Radovani e cila e ka cilësuar si të ligjshëm ndalimin dhe ka caktuar si masë sigurie arrest me burg për 48 vjecari Ndreca. Të pranishëm në seancën gjyqësore kanë qënë edhe dhjetra familjare te drejtuesit te kamionit.

Mbrojtja ka 10 ditë kohë afat për të ankimuar vendimin për masën e sigurisë pranë gjykatës së Apelit në Shkodër.

Aksidenti ndodhi pranë Kryebushatit.

prend ndreca
(Në foto: Prend Ndreca gjatë seancës gjyqësore)

Viktima të aksdientit mbetën Raelv Duli, 17 vjeç, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, Osman Merja. Të katërt këta 18 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë