Shkodër, vdes 7-vjeçari, e përplasi 
kamioni kur po hynte në shkollë

Shkodër, vdes 7-vjeçari, e përplasi <br />kamioni kur po hynte në shkollë
SHKODËR - Ka qënë duke prerë rrugën për tu futur në shkollë por Kljadi 7 vjeçar është përplasur nga një kamion dhe për pasojë ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Berdicë e Mesme në rrethin e Shkodres, rreth orës 08-30 minuta të ditës së sotme në aksin Shkodër- Velipojë.
 
7- vjecari Klajdi Pashuku, nxënës i klasës së parë ishte ulur nga autobuzi me të cilin vinte në shkollë nga fshati Trush dhe në momentin që ka qënë duke prerë rrugën është ndeshur dhe më pas përplasur nga një kamion që ishte duke lëvizur në anën  tjetër të rrugës.

Për pasojë 7 vjecari ka marrë plagë të rëndë në pjesën e kokës dhe ka humbur jetën menjëherë, pavarësisht se përsonat që kanë qënë aty pranë kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 7- vjecari pasi është ulur nga autobuzi ka dalë nga pjesa e pasme e tij dhe ka tentuar të kalojë rrugën ndërsa drejtuesi i kamionit nuk e ka vërejtur fare vogëlushin i cili i ka dalë përpara automjetit në befasi.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët kanë bërë edhe ndalimin e drejtuesit të kamionit Ruzhdi Qukthi i cili është dërguar në komisariatin e policisë Shkodër për tu marrë në pyetje në lidhje me aksidentin.

Sipas grupit hetimor shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga viktima.

Ndërkohë 7 vjecari ishte nxënës i klasës së parë në shkollën e Mesme të Bashkuar “Frederik Gjoni” në fshatin e Berdicës së  Mesme.

Kjo shkollë ndodhet në afërsi të aksit Shkoder- Velipojë dhe mungesa e sinjalistikës, apo edhe e mbikalimeve i ekspozon cdo ditë nxënësit përballë aksidenteve pasi ky aks ka fluks lëvizjesh ndërsa fëmijët duhet ta presin rrugën për tu futur në shkollë pavarësisht qarkullimit të automjeteve.


aksidenti ne shkoder
(Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot