Shkodër, vëllezërit shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, arrestohet njëri tjetri në kërkim

ShkoderNjë 16 vjeçar nga Afganistani që mbahej me forcë dhe shfrytëzohej për punë është arritur të shpëtohej, ndërsa policia ka arrestuar njërin prej shfrytëzuesve dhe ka shpallur në kërkim të vëllanë.

Ngjarjaka ndodhur në fshatin Berdicë e Mesme në Shkodër. Adoleshenti që dyshohet se ishte i trafikuar ishte detyruar të punonte në servisin e vëllezërve.

Policia ka vënë në pranga Alehandro Pashuku dhe u shpall në kërkim I vëllai Kristjan Pashuku.

Njoftimi i policise

Mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani (i dyshuar i trafikuar), për ta shfrytëzuar për punë, Policia vë në pranga një 18-vjeçar dhe shpall në kërkim vëllanë e tij. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga Interpol Tirana, për një minoren nga Afganistani, që mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Minoreni”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu:

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç (vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar) banues në fshatin Bërdicë, për veprën penale “Trafikim i të miturve”;

-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. P., 31 vjeç dhe A. P., 57 vjeç (vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar), të dy banues në fshatin Berdicë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj kthen ligjin për 'Inspektimet', i tërheq veshin Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës

Presidenti Begaj kthen ligjin për 'Inspektimet', i tërheq veshin Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës