Pas një riaktivizimi të zjarrit gjatë mesditës, të favorizuar nga era, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit, ndërsa banesat janë jashtë rrezikut. Kështu bën të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Sipas Becit, vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.
Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave.
"Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit dhe banesat janë jashtë rrezikut. Vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave. Zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm" shkroi Beci.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut











