SHKODËR, 9 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/- Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, vazhdojnë aksionet e tyre masive duke ushtruar kontrolle në territorit e zonave malore, aty ku kryesisht synohet mbjellja e lëndëve narkotike.
Zëdhënësi i shtypit i kësaj drejtorie, Bardhyl Saliu, ben të ditur se nga kontrollet më të fundit të ushtruara nga Komisariatet e  Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, janë identifikuar dhe asgjësuar 12 parcela me 1580 bimë narkotike.
Konkretisht, dy parcela me 144 rrënjë Canabis Sativa. janë gjetur dhe asgjësuar në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër. Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, KomunaShllak, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me  746 rrënjë Canabis Sativa. Në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me  670 rrënjë Canabis Sativa.
Zëdhënësi, Saliu, shton se po punohet për identifikimin e personave që e kane mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar, ndërkohë që materialet në fjalë janë depozituar në organin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër për hetime të mëtejshme./a.g/