Shkodër, vonohen pagat për mjekët dhe infermierët

Shkodër, vonohen pagat për mjekët dhe infermierët

Shkoder- Rreth 700 punonjës të spitalit rajonal të Shkodrës nuk kanë marrë pagat prej një muaji. Kryetari i Sindikatës, Paolo Kaceri e quan neglizhencë të Ministrisë së Shëndetësisë që përsëritet çdo fillimviti. 

 Kaceri tha se një pjesë e personelit ka menduar edhe braktisjen e punë pasi akush nuk merr përsipër asgjë për problemet që ka hasur personeli mjekësor. 

“Jena sot për sensibilizim për arsye se është data 22 dhe mendohet që as sot nuk do të merren pagat e personelit të sistemit shëndetësor. Kjo është një neglizhencë e jashtëzakonshme e ministrisë ë Shëndetësisë faktikisht, për arsye se spitali procedurat e vjetra i ka kryer në kohë, ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë të mundur kalimin e fondeve as në këtë që jemi sot, 22. Kjo është një fatkeqësi pasi i gjithë personeli ka detyrime për të shlyer, janë detyrime që nëse nuk shlyhen në kohë ato do të shlyhen me kamatë dhe askush nuk merr përsipër asgjë për këto halle probleme që ka personeli. Tashmë iu vendosën dhe mos marrja e pagave. Sonte kemi bërë këtë sensibilizim pasi një pjesë e personelit mendonte të braktiste edhe punën për mos marrjen e pagave. Për këtë arsye i bëjmë thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të mos përsëritet ky problem që mbartet prej vitesh. Nuk është viti i parë që rrogat e dhjetorit na jepen në gjysmë të janarit. Kjo është një fatkeqësi e ministrisë së Shëndetësisë pasi duan çdo gjë në kohë rekord, ku PPP e tyre lekë në kohë rekord ndoshta edhe para kohe, ndërsa personelit shëndetësor nuk i jepen pagat në datën e caktuar. Numri i punonjësve që preken nga mos marrja e pagave në spitalin e Shkodrës shkon në 700 e ca, të cilat nuk kanë marrë asnjë pagat që u takojnë. Pagat që u takojnë me 3 dhe 4, sot jemi me datë 22 dhe sot jo që jo, por shpresojmë në ditët në vazhdim. Po na i shtynë ditë pas dite edhe pas përpjekjeve të përditshme të sindikatës së pavarur të personelit shëndetësor. Ato e kanë kaluar jashtëzakonisht afatin. Në qoftë se vazhdon kjo situatë, normalisht që do të merren masat e nevojshme, do të bëhen diskutime me personelin dhe anëtarësinë e kësaj sindikate dhe do të merret një vendim i caktuar për të cilin do t’u bëj me dije në ditët në vazhdim”,- është shprehur Kaceri.

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën