SHKODËR - Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj mbetën në burg, pasi Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit të dyshuar si autor të vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës më 4 janar 2025.
Dy vëllezërit në seancë gjyqësore nuk kanë deklaruar asgjë. Ndërsa avokati mbrojtës i tyre ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Klisman Hasaj ndërsa për Arjon Hasaj arrest me burg, pasi nga akt-ekspertini i kryer nga grupi hetimor është çështje e mbyllur dhe faktohen plotësisht gjithë dinamika e ngjarjes dhe se organizator dhe autor i vrasjes është Arjon Hasaj, ndërsa vëllai i tij Klisman Hasaj nuk ka qenë fare i përfshirë në ngjarje.
Nga të dhënat e akt-ekspertimit balistik të përfunduara rezulton se është e njëjta armë e gjetur në oborrin e shtëpisë me të cilën është qëlluar për vdekje Ramazan Mataj. Gjithashtu janë zbërthyer edhe telefonat e Ramazan Mataj dhe Arjon Hasaj si dhe i Klisman Hasaj ku ky i fundit rezulton të mos ketë dijeni fare për ngjarjen dhe planin e vëllait të tij për të eliminuar Ramazan Mataj. Pranë gjykatës nuk kishte asnjë familjar të vëllezërve Hasaj pasi mësohet se tashmë ata janë të ngujuar për shkak të traditës zakonore por edhe nga frika e gjakmarrjes.
Arjon Hasaj më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi ky i fundit ka pasur lidhje dashurie me motrën e tyre ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dy herë, por ka shpërndarë video intime të motrës në rrethin e tij shoqëror.
Pavarësisht se i është kërkuar që të rrinte larg motrës së tyre dhe të mos fliste dhe të shpërndante video e gjëra të tilla, çka sipas tyre viktima ka vijuar për të bërë, dhe ky siç duket ka qenë shkaku që ka çuar deri në planifikimin e ekzekutimit të Ramazan Mataj nga 29-vjeçari Arjon Hasaj baba i 4 fëmijëve.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars, 11:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku
27 Mars, 16:21
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''
26 Mars, 12:38
Edhe po te mos e gjeje ate qe meriton, ne burg, e gjen pas daljes nga burgu ose nga perendia. Nese nuk e gjen nga shteti dhe drejtesia ate qe meriton, e gjen nga robi. Nese nuk e gjen nga robi, e gjen nga zoti. Keto 2 te fundit jane alternative
PërgjigjuShpresoj ta gjeje ate qe meriton ky ndyresire. Ishalla e vret zoti kete Arjon bajgen kete paljaco qe vret dike per pune rrjetesh sociale... te vrasesh djalin e ri ne lule te rinise per gjera pa shume vlere... ne mos nuk vendos shteti e drejtesia per denim maksimal e gjen pasi te dale nga burgu
PërgjigjuIshalla kalbet e vdes ne burg ky malok i qelbur. Te vrasesh dike vetem per postime private te nje personi ne rrjete sociale e per shkak ndarje nga nje person. Shqiperia nuk po ecen perpara me keto kafshe qe jetojne ne kete vend... duhet rikthyer denimi me vdekje sic e ka Amerika
Përgjigju