SHKODER-Arjon Hasaj pranoi para hetuesve autorësinë e vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës më 5 janar 2025. 29-vjeçari tha se e vrau me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin brenda në makinë, pasi prej 6 vitesh Mataj kishte lidhje me motrën e tij dhe ishte bërë shkak për 2 divorce të saj.
"Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën" mësohet të ketë deklaruar Hasaj.
Më tej në dëshminë e tij Arjon Hasaj ka deklaruar edhe mënyrën se si kishte planifikuar ta vriste Matajn. Ai tregon se kishte hapur një profil të rremë në Instagram - me emrin e një vajze dhe më pas la takim me viktimën. Pas aktit të vrasjes, autori nënvizon se armën e fshehu disa metra më tej ku ndodhi vrasja dhe u largua me biçikletë drejt shtëpisë.
"Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", thuhet më tej në dëshminë e Hasajt.
Ndërsa vëllai i tij Klinsman Hasa nuk ka pranuar faktin se ka ndihmuar apo që ka patur dijeni për vrasjen e kryer nga vëllai I tij.
“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje", mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.
Tre ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoc të Shkodrës, policia zbuloi autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, 2 vëllezër, bashkëfshatar të viktimës.
Arjon Hasaj qëlloi me breshëri ndaj makinës së të riut, pasi e akuzonte se kishte lidhje me motrën e tij, marrëdhënie e ndaluar që ishte kishte sjellë 2 divorce të saj. Ai e futi në kurth dhe e nxori në pritë Ramazan Matajn, pasi bisedoi me të nga një profil fals sikur ishte vajzë.
Prandaj ju kanë zbuluar sepse e ka ditur i gjithë fshati....
PërgjigjuNese e ka folur lidhjen lart e poshte e ka pas hak plumbin.
PërgjigjuHallall gjini i nanēs o djal veç ta kishe çue deri në fund me nji karrikator tjetër edhe motrën. (TË uroj gjithmonë n.q.s është e vërtetë).
PërgjigjuNeqofte se esht e vertet qeka shperdare video . E ka pasur hallall plumbin. Se Keshtu jon meshkujt shqiptare e bojne ishe te dashuren pronen e vet edhe pse jan ndare mete. Nje lidhje perfumdon dhe jo ta mbash peng se ke videot .
PërgjigjuPo e motra se ka halll ndonje plumb?