SHKODER- Është lënë në burg 29 vjecari që vrau Luan Sulejmani, Tahiri në fshatin Kosmac në rrethin e Shkodrës. Në gjykatën e Shkallës së parë të Shkodrës është zhvilluar seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë pa praninë e mediave, ndaj shtetasit Fatjon Haxhani që vrau me armë zjarri në Kosmac të Komunës Bushat bashkëfshatarin e tij 39- vjecarin Luan Sulejmanin, mbrëmjen e 14 tetor.

Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë të arsyeshme nga trupi gjykues duke u bazuar në shfaqjen e pendesës nga klienti i tij.

I penduar në bankën e të akuzuarve, Fatjon Haxhani ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues teksa tregonte se nuk donte ta vriste bashkëfshtarin e tij por në momentin që mori armën dhe shkrehu ndaj tij ka qënë i nervozuar dhe nuk ka ditur se cfarë ka bërë. Sipas tij vetëm pasi ka kryer krimin ka kuptuar se cfarë ka ndodhur, ndërsa nga salla e gjykatës së Shkodres 29- vjecari ka shfaqur keqardhje per familjen Sulejmani, të cilës i ekzektutoi djalin e vetëm, pasi motra dhe vëllai i kishin vdekur përpara disa vitesh.

Në fund të seancës gjyqtari Besart Kackini e çmoi të ligjshëm ndalimin dhe e la 29-vjeçarin në burg. Prokurorja e çështjes Franceksa Lekani ka ndërtuar ngjarjen, duke u bazuar edhe tek deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, dhe deklaroi se provat e krimit janë të mjaftueshme për dyshimin mbi autorësinë e krimit. 39- vjecari Luan Sulejmani u ekzekutua në orët e vona të 15 tetori brenda lokalit të tij pasi nuk pranoi t’i mirrte biletën e skedinës autorit të krimit Fatjon Haxhanit, ky i fundit pas këtij veprimi shkoi në banesë ku mori automatikun dhe u rikthye në lokalin e Sulejamnit duke e qëlluar pronarin për vdekje pavarësisht se brenda lokalit ishin edhe disa bashkëfshatarë të tij. Në ngjarjen e rëndë ka qënë deshmitare edhe vajza 5- vjecare e 39- vjecarit e cila pësoi traumë nga ky krim i rëndë. Tashmë 29- vjecari Haxhani do të vuajë paraburgimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
(sg/shqiptarja.com)