Shkodër/ Vrau shokun 1 vit më parë pas sherrit në lokal, Kristian Shkambi përfiton gjykim të shkurtuar

Shkodër/ Vrau shokun 1 vit më parë pas sherrit në lokal, Kristian Shkambi përfiton gjykim të shkurtuar

Viktima Kolë Fermosi dhe autori i krimit Kristian Shkëmbi

SHKODËR - Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër seanca gjyqësore ndaj Kristian Shkambit, autor i vrasjes së ndodhur më 2 prill 2018 në fshatin Hot i Ri Shkodër, ku viktimë ka mbetur shtetasi Kolë Fermosi. Trupi Gjykues i kryesuar nga Arbër Çela ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurit. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, Shkambi do përfitojë ulje të dënimit me 1/3.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes Vat Staka ka kërkuar nga gjykata denimin me burg prej 25 vitesh për vepren penale "Vrasje me paramendin", pasi sipas prokurorisë autori i vrasjes i cili ka pranuar krimin e kryer, pavarësisht se pas arrestimit ka deklaruar se vrasjen e ka kryer nën ndikimin e alkoolit, ai pasi është konfliktuar me viktimën, autori ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë thikën dhe është rikthyer tek lokali ku po qëndronte Kolë Fermosi dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur me 2 prill të 2018 në fshatin Hot i Ri i Shkodrës, ndërsa nga goditjet me thikë ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Kolë Fermosi. Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin. Ata në pije e sipër kane debatuar me njeri tjetrin pas nje ngaterrese te çastit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj 28-vjeçarit Kristian Shkambi, avokati mbrojtës Blerim Bazhdari ka kërkuar që të njihet me provat e prokurorisë për të përgatitur mbrojtjen. Ndërsa trupi gjykues ka shtyrë marrjen e vendimit për në muajin shkurt.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zxz: 30/01/2019 19:31

    Ky 10 vjet burg duhet denuarvetem per surratin anormal qe ka.

    Përgjigju
  • tironsi: 29/01/2019 18:40

    po duket cfare surati ka,mushka eshte me e bukur se ku shpellari mesjetar

    Përgjigju
  • Sebastian: 29/01/2019 17:08

    Oooo maskarenje po pse rreni te pakten thuani te veerteten ju si gazetar e pastaj gjugjtari ka pun shum me ba se kol fermosi kurr nuk ka pi alkol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson