SHKODER- Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Rranza të Shkodrës, kur një 67-vjeçar u qëllua për vdekje në portën e avllisë.

Vrasja ndodhi rreth orës 18:00 në fshatin në Gur i Zi, kur sipas policisë, Miri Markgjoni, 32 vjeç, ka qëlluar 2 herë me pistoletë Zef Ejllin, teksa ky i fundit dilte nga shtëpia.

Sapo familjarët kanë lajmëruar policinë, dhjetëra forca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur pa jetë Ejllin, ndërsa kanë nisur kërkimet për autorin, emri i të cilit është treguar nga familjarët.

Pas pak minutash, policia ka njoftuar për arrestimin e Miri Markgjonit, ndërsa shkak i konfliktit që ka gjeneruar në vrasje, ka qenë një problem krushqie.

Sipas të afërmve të viktimës, por edhe burimeve nga policia, motra e Markgjonit, autor i vrasjes, është e martuar me vëllain e viktimës. Çifti jetonte në Amerikë, por duket se nga problemet, burri e dhunonte fizikisht gruan.

Për këtë, pikërisht Miri Markgjoni, ka nxjerrë mllefin ndaj vëllait të burrit të motrës, duke e ekzekutuar në derën e shtëpisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)