Një djalë i mitur 14 vjeç është zhdukur prej 24 orësh në qytetin e Shkodrës.

Familja  e 14- vjeçarit, Valentin Çarkaj, bën apel për ndihmë për gjetjen e djalit të tyre.

I mituri mësohet se shkoi për t’u larë në lumë me një shok  në Hot dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Shoku i 14- vjeçarit është rikthyer në shtëpinë e tij, ndërkohë që  i pyetur për Valentinin është shprehur se s;ka dijeni ku gjendet shoku i tij.

Valentin Çarkaj ishte kthyer në Shkodër pas disa vitesh jetese jashtë shtetit.

Familjarë bëjnë thirrje që kush e shikon ose ka dijeni për 14-vjeçarin të telefonojnë në numrin e telefonit 0696269778.

[gallery]23313[/gallery]

zhduket 14 vjecari shkoder velentin
(Një prej familjarëve të 14- vjeçarit)
 
Redaksia Online
D.T/Shqitarja.com