Krahas ujit të ëmbël të Liqenit të Shkodrës, pikave turistike mjaft tërheqëse të Shirokës dhe Zogajve, lokaleve komode përgjatë bregut të liqenit që ofrojnë peshkun e freskut tradicional të krapit e më gjërë, zona turistike në fjalë ka qënë fort e njohur edhe vlerat klimaterike që mbart në vetvete, ku më së shumti kultivimi i bimës medicionale të sherbeles, shumë kurative për azmatiket, e ka bërë edhe më të njohur për frekuentuesit e saj të shumtë, brenda dhe jashtë vendit.

E shtrirë përgjatë faqes së Malit të Taraboshit, një pjesë e të cilit, ajo e përtejmja i takon shtetit fqinjë të Malit të Zi, sherbela në kohën e prodhimit të saj shpëndante një aromë shumë të këndshme edhe poshtë, tek pushuesit plazhistë të bregut të liqenit.

Por, një pasuri e tillë që Shiroka, e më tej edhe Zogajt përgjatë malit të Taboshit, sa vjen e po zhduket. Për të mos thënë se është zhdukur fare, pasi në një vëzhgim në sipërfaqen e Taraboshit, rrënjët e saj thuajse nuk duken fare gjëkundi.

"Me ardhjen e demokracisë, në zonën tonë filluan të vijnë pa kriter banor të fshatrave të mbishkodrës, të cilët duke mos pasur asnjë sistem mbrotje nga ana e institucioneve përkatëse, jo vetem që vitë pas viti nuk druheshin të korrnin lulet e saj e saj, por gjatë viteve të fundit, filluan të marrin edhe me rrënjë për ta mbjellur në zonat e tyre", thotë për ATSH-në, Rrok Daka, kryeplak i lagjes Shirokës.

Duke qënë se tashmë, Shiroka, nuk është më në cilësinë e një fshati, siç ka qënë më përpara, por, është bërë pjesë e lagjeve të qytetit, Daka thotë, se shqetësimin në fjalë e ka përcjellë pranë institucionit të Bashkisë.
Por, sipas tij, askush nuk është marrë me këtë punë, ndërkohë që fenomeni vazhon të jetë i njëjtë edhe këtë vitë duke e çuar bimen medicionale dhe shumë kurative të sherbeles drejt shfarosjes së plotë në zonë e Malit të Taraboshit.

Daka, shton se janë mbi dy mijë ha tokë, e destinuar plotësisht nga ana teknologjike për trajtimin e kësaj bime, që kërkon patjëtër interesimin dhe përkujdesjen nga ana e instancave përkatëse, së pari organeve kompetente të rendit për të parandaluar shkuljen e saj si bimë nga mali, dhe më pas i takon Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit që me specialistët e saj të angazhohet në trajtimin dhe zhvillimin e kësaj bime, ndikimi i së cilës i kalon kufijtë e lagjes Shirokë, pasi i shërben jo pak edhe vetë qytetit të Shkodrës, por edhe në shkallë kombëtare. /ATSH/