Shkodër, zjarri shkrumbon mjetin e mallrave, flakët përhapen në tregun e shumicës

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tregun e shumicës, në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në afërsi të lagjes ‘5 Heronjtë’, në aksin Shkodër-Hani i Hotit.


(Mjeti i shkrumbuar nga flakët)

Report Tv ka siguruar fotot nga vendngjarja, ku duket se zjarri ka përfshirë fillimisht një automjet mallrash brenda tregut të shumicës, ku për pasojë ka shkrumbuar mjetin dhe është shpërndarë në treg.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht ka pasur një shpërthim që është dëgjuar në automjet, dhe brenda pak minutave flakët janë përhapur kryesisht në arka plastike. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por vijojnë hetimet.


(Zjarri në tregun e shumicës në Shkodër)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre