'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

Shkodra Elektronike

Kënga 'Zjerm' e kënduar nga 'Shkodra Elektronike' është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë. Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër

Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër