Shkodra i jep sot lamtumirën
shkrimtarit të humorit Paulin Selimi

Shkodra i jep sot lamtumirën<br />shkrimtarit të humorit Paulin Selimi
SHKODER - Shkodra do t'i japë sot lamtumirën, një ndër shkrimtareve më të mirë të humorit shkodran por dhe atij shqiptar Paulin Selimi.

Autori i skeçit të famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal”, ndërroi jetë dje në moshën 66 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Selimi njihej si penda dhe shpirti i aktorëve të shquar humoristëve shkodranë, të cilët bënë emër në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ndërsa në vitin 2002 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare. Prej tij janë vënë në skenë qindra skeçe, monologje, komedi me një akt dhe pjesë nga humori i Paulin Selimit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Në nderim të kësaj figure të humorit, teatri "Migjeni", në bashkëpunim me qeverisjen vendore do te organizojne homazhe,nga ora 12.00-14.00, në hollin e teatrit

I lindur në Shkodër,në vitin 1947, studimet e larta Paulin Selimi i kreu në Universitetin e Tiranës,ku u diplomua në degën Gjuhë–Letersi. Për vite me punoi si mësues i letërsisë, drejtor i shkollës së mesme artistike kombëtare “Prenkë Jakova”, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodres, bashkëpunëtor i radios, televizionit, shtypit dhe skenave të estradave.

Redaksia Online
(Gre.M/sf/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime