Shkodra market Krishtlindjesh dhe aktivitetesh artistike, ndez dritat e festës! Qytetarët: Atmosfera është shumë e bukur, si asnjëherë tjetër

Shkodra ndezi dritat e festës si dhe çeli marketin e krishtlindjeve. Një atmosferë krejt ndryshe nga vitet e shkuara, ku të parët që po gëzojnë janë fëmijët.  

Krishtlindjet dhe Viti i Ri sjellin atmosferën më të bukur të vitit. Fëmijët janë të parët që i gëzohen bredhit gjigand në qendër të qytetit dhe lodrave të shumta.

"Jo vetëm për moshën, e sidomos në veçanti për fëmijë. Thehet ajo monotonia e shkollës, e çerdhes e kopshtit, plus që bëhen prind e fëmijë bashkë. Atmosfera çohet në katror është gjë shumë e bukur", tha një i moshuar.

"Atmosfera është shumë e bukur", tha një tjetër i moshuar i shoqëruar me mbesën e tij.

"Atmosfera më është dukur shumë bukur. Më pëlqen shumë që kanë vendosur ta bëjnë si asnjëherë tjetër Shkodrën", tha një fëmijë. 

Këtë vit Shkodra duket të jetë destinacion edhe për turistët.

Rrugët, sheshet janë dekoruar, ndërsa në pedonale është vendosur “Cristmas market”. Në shtëpizat prej druri mund të shijoni produkte arizanale dhe vere te mire.

Po kështu çdo mbrëmje bashkia në bashkëpunim me bizneset organizojnë koncerte dhe aktivitete argëtuese nga data 1 deri më 31 dhjetor.

“Ju ftojmë të gjithëve të vini këtu, sepse gjithkund festohet, po ASKUND SI NË SHKODËR.”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë