SHKODER - Rreth 30 banesa në lagjen periferike “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, prej 3 javësh janë rrethuar nga uji, niveli i të cilit i kalon 20 cm. Banorët shprehen se situata e tyre është mjaft problematike, ndërkohë që deri më tani nuk kanë patur vemendjen e pushtetit vendor.

Problemet sipas tyre kanë ardhur pasi në këtë lagje mungojnë kanalizimet e ujrave të zeza dhe atyre të bardha duke bërë që reshjet e rëna të grumbullohen në oborret e banesave e më pas të vërshojnë drejt banesave.

Duke qënë se niveli i rrugës është më i lartë se ai i banesave, reshjet e shiut janë grumbulluar në oborre e në rastin me të keq, futur brenda shtëpive.

Banorët e kesaj zonë apelojnë për ndihmë pasi dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)