Si zakonisht edhe kësaj rradhe në këshillin bashkiak të Shkodërs u miratua buxheti patetik që konsiston në një shpërndarje të vobektë të fondeve, kryesisht paga. Bashkia Shkodër harxhon 90% të fondeve të veta, pra të taksave që u mbledh çdo ditë qytetarëve, për paga. Në bashkinë Shkodër figurojnë 505 persona të punësuar, të cilet supozohet se kryejnë çdo ditë shërbime ndaj shkodranëve. Pyetja që më lind mua është se a i njeh kush nga ju këta punonjës dhe a e ndjen punën në terren të gjithë kësaj ushtrie që paguhet me taksat tona?
Administrata drejtuese e Bashkisë Shkodër asnjëherë nuk ka bërë transparente borderotë edhe kur i është kërkuar dhe as ka për ta bërë të dashur bashkëqytetarë të mij shkodranë.
Por ju shikojini me vemendje ato gjoja miqtë, shëtitës të përhershëm që ju ulen nëpër tavolina sapo t'ju shohin në kafene dhe fillojnë t'ju hapin veshët me të njejtat muhabete të komunizmit dhe antikomunizmit prej 20 vitesh dhe mundësisht t’ua paguni dhe kafen ju në fund. Mos e lodhni mendjen se si ka mundësi që ju nuk e keni më të njëjtin pasion për "muhabetet e demokracisë" si në vitet 90, ashtu siç e kanë konservuar këta tipat, por dijeni se ata paguhen me taksat tona vetëm për t'ju hapur kokën dhe mos t'ju lënë të qetë të mendoni apo reagoni per problematikat e ditpërditshme, për t'ju orientuar gabim, drejt doktrinave dhe një luftë klasash që duhej të kishte marrë fund tashmë.
Kjo administratë, që në masën 70% të saj bien në sy punësimet pa profesion si roje, shofer, mirëmbajtësa, specialistë të thjeshtë pa asnjë lloj specializimi, jashtë çdo kriteri perllogaritje për nevojat që ka ai nivel punësimi dhe që pothuajse për 20 vjet ka mbetur e njëjta, drejton dhe menaxhon institucionet e Shkodrës me një apati prej ariu në dimër. Duke ndjekur këtë politikë pagash perandorake, me stafe oborrtare që i kane kthyer në akshihane institucionet kryesore të qytetit që nga arti e kultura e deri tek mirëmbajtja e qytetit, s'ka se si të evulojë Shkodra, e cila për më tepër në 20 vitet e fundit u përball me normën më të lartë të migrimit si qytet.
Në këtë farë forme administrata drejtuese e Bashkisë Shkodër është bërë veçse penguese e çdo lloj mendimi të ri duke i hequr krejtësisht vetvehtes mundësinë e formatimit të një administrate me persona të specializuar dhe që mund t'i sjellin ide dhe fryme tjetër qytetit dhe jo ta ngrijë kështu Shkodrën. Ajo që shohim përditë në rrugë në këtë qytet ku jetojmë të gjithë së bashku është pasqyra më e mirë e punës jashtëzakonisht të keqe që ka bërë administrate e bashkisë gjatë këtyre viteve. Njëherë u ankuat me shkatërrimet e ’97, pastaj për 8 vjet se qeveria komuniste e Tiranës nuk e kishte qef Shkodrën antikomuniste, e me këtë përallë antikomuniste e vazhduat aq gjatë dhe aq pa kuptim sa ju vlejti as në 8 vitet e qeverisjes suaj edhe në Tiranë.
Nëse do të dish se si punon drejtuesi i një institucioni, shiko se si punojnë vartësit e tij. Zoti kryetar, në 8 vitët që kaluan nuk keni asnjë justifikim. Nëse ka një arsye sepse përse e majta në qytetin e Shkodrës pati një rezultat unikal në historinë e zgjedhjeve të lira, kjo është fal paaftësisë suaj për ta drejtuar këtë qytet zoti kryetar. Ju fitoren ne zgjedhje e pushtetit vendor e cilësuat si shpërblim dhe jo si përgjegjësi.
Kjo është arsyeja që edhe struktura e bashkisë dhe buxheti shërben vetëm për pagat e 505 punonjësve që keni futur në këtë ndërtesë ku ofrohen shërbime skandaloze për njerëzit, edhe zgjedhësit tuaj zotin kryetar që këtë herë nuk do të mund t’i gënjeni me përallën ë antikomunizimit. Kohët kanë ndryshuar por ashtu edhe njerëzit, ndërsa Ju vijoni të mbeteni si pensionistë që mallkojnë çdo kënd që ju prish gjymin e drekës.
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com