SHKODER- Shkodra në zi për humbjen e 5 adoleshentëve në aksidentin tragjik të orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë- Shkodër në Kryebushat.
Bashkia e Shkodrës shpall ditë zie ditën e sotme, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00. Të katër të rinjtë do të përcillen në banesën e fundit në të njëjtën orë.
Bashkia Shkoder dhe Keshilli Bashkiak, bazuar ne ligjin nr. 8652, date 31.07.2000 “Per organzimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, nisur nga ngjarja tragjike e dites se sotme, vendosi Shpalljen dite zie ne qytetin e Shkodres te ditës se sotme date 22.10.2013, ne te gjitha institucionet vendore te qytetit, flamuri kombëtar te ulet ne gjysme shtize. Te pezullohen te gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, te planifikuara për këtë dite, ne qytetin e Shkodres dhe te shtyhen për një date te mëvonshme.
Gjithashtu ftohen te gjitha mediat audiovizive, publike dhe private lokale, te respektojne kete vendim.
Ndërkohë që shoku i tyre, Osman Merja 18 vjeç që ishte në gjendje të rëndë i cili drejtonte makinën kur u përplas me kamionin e druve, ndërroi jetë në spital të nesërmen.
Viktimat e aksidentit janë Raelv Duli, 17 vjeç dhe Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, Osman Merja të katërt 18 vjeçarë.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit , Preng Ndreca 43 vjec është arrestuar ngas policia e Shkodrës, i akuzuar si shkaktar i aksidentit tragjik.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com