SHKODER- Më 22 tetor, punimet në pedonalen e re të qytetit të Shkodrës duhet të kishin përfunduar por diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Burime nga firma kontraktuese bëjnë me dije se vonesat janë krijuar si rezultat i mungesës së herëpashershme të pllakave të gurit për shtrimin e pedonales. Për këtë shkak, prej 3 ditësh punimet në këtë aks janë ndërprerë.
Ndonëse u punua me orare të zgjatura, vonesa kanë shkaktuar fillimisht punimet nëntokësore ndërsa momentalisht po bëhet shtrimi i pllakave dekorative. Me përfundimin e shtrimit të pllakave do të bëhet sistemimi i gjelbërimit, vendosja e ndriçimit dhe ndërhyrjet e tjera.
Sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër për shkak të thyerjes së afateve, janë kontaktuar financuesit e fondit shqiptaro–amerikan për zhvillim. Pas prezantimit të situatës aktuale dhe punës që ka mbetur për t’u bërë, palët kanë rënë dakord për një tjetër shtyrje dhe sipas të gjitha gjasave, kjo pedonale do të përfundojë para 28 Nëntorit, ditës që do të kulmojnë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë.
Ky aks prek dy segmente kryesore të qendrës së qytetit, rrugën 28 Nëntori nga Bashkia Shkodër deri në sheshin Luigj Gurakuqi si dhe një pjesë e rrugës muzeale 13 dhjetori. Vlera totale e këtij investimi është 70 milion lekë dhe sjell një ndryshim rrënjësor të kësaj rruge, duke e përshtatur me strukturën muzeale të qendrës së Shkodrës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com