Shkodra vijon të jetë nën ujë, ja zonat ku kërkohet ndërhyrje urgjente

Situata nga përmbytjet në Shkodër ka filluar të përmirësohet. Mëngjesin e sotëm, janë raportuar mbi 3740 ha tokë nën ujë, ndryshe nga ditët e mëparshme ku sipërfaqja e tokës së përmbytur kalonte mbi 4 mijë ha. Megjithatë, situata vijon të jetë problematike dhe pasojat e përmbytjeve disa javore janë të mëdha.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri ne oren 09.00 te datës 27 mars 2018, paraqitet si me poshtë: Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit.Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe 22.7 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Mushan, 3.75 t në Belaj, 4.8 t Samrisht i Ri dhe 3 t Rrushkull. Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në Dajç.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Janë 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 250 pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 1400 bidona ujë të pishëm dhe një bot 12 000 l , me pako ushqimore dhe 8 t koncentrat bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacioneve të ujësjellësit.

Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 600 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit. Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe 11 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme, Bërdicë e Madhe dhe Bërdicë e Mesme për 65 familje me 4875 krerë.

Njësia Administrative Velipojë: Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë: Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar. Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike.

Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 625 bidona ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 40 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës është evidente.

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.       

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.       Koncentrat 220 t

2.       Bar i thatë 300 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin