Për të denoncuar parregullsitë dhe grabitjen e pronës siç ata e quajnë, kanë ardhur nga Shkodra dhe me pankarta në duar, në shenjë proteste i kanë vendosur para Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kanë zgjedhur KLD pasi sipas tyre është institucioni më i lartë i drejtësisë, si dhe institucioni i krijon mbrojtje gjyqtarëve të korruptuar. Marina Rraboshta është gjyqtarja që ata denoncojnë se ka tjetërsuar pronat e tyre të përfituara prej 1945 si dhe prona të cilat i kanë blerë në vitet 90.
Por gjyqtarja Rraboshta, e cila në formularin e vetdeklarimit për efekt të dekriminalizimit rezulton se ka mbajtur dhe gjeneralitetet Marije Keka, nuk është e vetmja që denoncohet prej tyre, pasi siç shihet edhe në pankartë ata përgjegjës bëjnë dhe ish zv.Kreytaren e Parlamentit Jozefina Topalli.

Për këtë situatë ata bëjnë përgjegjës dhe prokurorinë, ku sipas tyre dhe pse ka pranuar falsifikime në dokumentat me të cilat ju është marrë prona, i është përgjigjur atyre se kanë kaluar 10 vite dhe vepra penale është parashkruar.
Ndërsa ka një dokumenti që i përket një vendim pushimi të marrë nga prokuroria për kallëzimin e 2006, ku pranohet se toka është kthyer në mungesë dokumentacioni, por mohohet vepra penale dhe hetimi pushohet pasi kjo vepër penale është amnistuar e parashkruar, deklaron prokurori Kujtim Bashaj.

Nëse në vlorë gjatë kësaj jave prokuroria sekuestroi plot 220 ha tokë të përfituar nga persona të ndryshëm me dokumenta false, nuk dihet nëse do të nisë të hetojë dhe denoncimet nga këta qytetarë shkodranë.
/Shqiptarja.com

FOTO