Pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pronarët shkodranë kanë zgjedhur Presidencën për të vazhduar protestën ndaj vjedhjes së pronave nga ana e gjyqtares Marina Rraboshta.
Sipas tyre, gjyqtarja ka tjetërsuar pronat e tyre të përfituara prej 1945 si dhe prona të cilat i kanë blerë në vitet 90.
Por akuzat nuk bien vetëm mbi gjyqtaren cila në formularin e vetdeklarimit për efekt të dekriminalizimit rezulton se ka mbajtur dhe gjeneralitetet Marije Keka.
Shkodranët akuzojnë dhe ish Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e afërme dhe mbështetëse e Marina Rraboshtës.
“Unë jam Hatixhe Katana që sot kam dalë për pronën time që ma ka vjedhur Komisioni i kthimit të pronave me Jozefina Topallin, Valdet Hoxhën, Marina Rraboshta, Ben Zefin” tha një protestuese.
Ndërsa një tjetër tha se, “Kjo është Marina Rraboshta gjyqtare e Shkodrës e cila ka marrë pronën time për veten e saj. Bashkë me Jozefina Topallin kanë dashur që të më heqin qafe dhe më kanë nxjerrë në rrugë bashkë me nënën time”
Për këtë situatë ata bëjnë përgjegjës dhe prokurorinë, ku sipas tyre dhe pse ka pranuar falsifikime në dokumentet me të cilat ju është marrë prona, i është përgjigjur atyre se kanë kaluar 10 vite dhe vepra penale është parashkruar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO