Shkodër/ Shkëputet pema e vjetër dhe bie mbi furgon, alarmohen banorët (VIDEO)

SHKODËR-  Një pemë e vjetër është rrëzuar mbi një furgon në qytetin e Shkodrës duke alarmuar banorët. Pema është shkëputur nga trotuari ku ishte mbjellë dhe ka marrë përpara automjetet që kanë qënë në rrugë. Sipas gazetarit të Report TV, furgoni i dëmtuar nuk ka patur pasagjerë dhe nuk ka të lënduar nga kalimtarët e rastit. Trungu i saj ka rënë mbi pjesën e sipërme të furgonit të kuq dhe degët janë shpërndarë në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe menaxhuar situatën e krijuar. Nuk dihen shkaqet se përse është shkëputur nga rrënjët, por pema nuk kishte gjethe në degët e saj dhe mund të jetë shkëputur nga thatësira. Degët e shpërndara kanë sjellë bllokimin e rrugës dhe pritet pastrimi i saj.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toma: 26/08/2019 15:47

    Asht fat i madh qe ka ra aq paqesisht mbi fugon me tan ate levizje njerzish qe ka aty mund te kishte ndodh tragjedi. Nuk ka bashki e as punonjes qe ti kontrolloj

    Përgjigju
  • Çapaçuli: 26/08/2019 15:30

    E patë? Hë mo e patë? Kombinimin me te keq ne veshje e kishte ai burri me biçikletë, kapja e kuqe shkonte me pantallonat e verdha, por jo me kanatjerin gri... Pfff...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 26/08/2019 15:29

    Nese shoferi i furgonit do te zbatonte rregulloren qe ndalon hyrjen e mjeteve 8+1 ne qytet do ta kishte mjetin ne rregull tani!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?