Në territorin e Qarkut Shkodër vijon puna në të 14 pikat e bashkisë për zbatimin e rregullit të ndalim-qarkullimit në të gjithë territorin e qarkut.
Komisariati i Policisë Shkodër janë njoftuar 7 persona për vetëkarantinim, janë proceduar 2 persona për kundravajtje.
NjVKSh e bashkisë Shkodër, janë marrë 7 mostra, të cilat janë dërguar në IShP në Tiranë për të cilat presim përgjigje.
Personat janë qytetarë të Bashkisë V.Dejës, Hot i Ri, Oblikë, dhe qyteti Shkodër.
Në bashkinë Vau i Dejës, deri sot janë 5 raste pozitive covid-19, Janë shpërndarë rreth 79 pensione në shtëpi, dhe 13 pensionistëve u janë dërguar ilace në shtëpi, janë kontaktuar rreth 29 persona për vetëkarantinim, janë sanksionuar 4 banorë për shkelje të orarit të qarkullimit, janë dezinfektuar nga MZSh dhe drejtoritë e tjera objektet si qendra e fshatit Barbullush, QSH, Qendra e të moshuarve, Komisariati Policise në Bushat.
Në bashkinë Malësi e Madhe, nuk ka asnjë rast me COVID -19, numri tamponeve të dërguar në ISHP, është 2.
Janë shpërndarë në total rreth 333 pensione në shtëpi, në pikën e kalimit H.Hotit kanë hyrë rreth 161 udhëtarë të cilët u janë nështruar kontrollit të vëna.
Në Bashkinë Pukë janë 3 raste me COVID -19, janë shpërndarë rreth 513 pensione në shtëpi, rreth 70 pako ushqimore për familjet në nevojë ku 60 prej tyre për pensionistë të vetmuar dhe 27 pensionistë janë asistuar me ilace pranë shtëpive të tyre.
Nga ISShSh, janë kontrolluar, inspektuar rreth 106 subjekte, si hotele, farmaci, markete, furra buke, pika pagesash, në të cilat është konstatuar se zbatohen rregullat e sigurisë, ndërsa janë konstatuar të mbyllura rreth 85 subjekte si bar- kafe, klinika dentare, shkolla, parukeri, dyqane rrobash, dyqane materiale ndertimi.
Gjithashtu vazhdon monitorimi i situatës dhe kordinimi i institucioneve nga KMC.