‘Shkoi në Durrës t’i mbyllë gojën Veliajt’, Rama i përgjigjet Berishës: O llum i madh, nuk bëj teatër me vizita në burgje! Beteja ligjore është e Erionit

‘Shkoi në Durrës t’i mbyllë gojën Veliajt’, Rama i përgjigjet Berishës: O llum i madh, nuk bëj teatër me vizita në burgje! Beteja ligjore është e Erionit

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të Berishës, i cili tha se Edi Rama ishte nisur drejt Durrësit dhe do t’i çonte Veliaj në qeli ‘Troplinët’ që t’i mbyllin gojën kryebashkiakut. Kreu i qeverisë në një postim në platformën ‘X’ shkruan se ky është një lajm i rremë, ndërsa thotë se ishte në Kryeministri duke prezantuar për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale që do të ndihmojë ekspertët në procesin e integrimit.

“Kërkoj rikthimin urgjent të padrinos, që po shkon në Durrës për ti dërguar Troplinin në qeli Veliajt që t’i mbyllë gojën”, tha Berisha.

“Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme. Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje”, iu përgjigj Rama.

Një koment e ka sërish për Veliajn, për të cilin thotë se beteja ligjore është e tij dhe jo e Partisë Socialiste, por kërkojnë standarde demokratike. Rama thekson se nuk i shkon në mendje të bëjë teatër me vizita në burgje apo të bëhet palë në procesin e drejtësisë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.

Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme.

Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.

O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!

Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them atë që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.

Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme.

Po e dini pse?

Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them, si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve që duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 14/02/2025 03:02

    Te thirri don Laze apo e kerkove zotrote takimin??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin' (VIDEO)