Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për udhëtimin e tij drejt Korçës me helikopter, pas akuzave të Sali Berishës dhe disa portaleve mediatike.
“Nuk ka mbetur segment rruge e ndërtuar nga kjo qeveri, që mos të jetë shembur. Shembet rruga në Vlorë, në Korçë, shemben në katër anët e vendit, sikur janë ndërtuar me kashtë dhe jo me strukturat e duhura të ndërtimit. Janë vepra të korrupsionit. Më dramatike është heshtja kriminale e drejtësisë. Edi Rama ka shkuar në Korçë me dy helikopterë, duke shpenzuar për rrugën 30 mijë euro. Qytetarët e Korçës ta gjuajnë me domate dhe vezë, se është hajdut”, tha Berisha.
Rama shkruan se për udhëtimin drejt Korçës përdori helikopterin e Forcave të Armatosura për të shoqëruar "një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!"
Kreu i ekzekutivit shkruan se helikopteri i Forcave të Armatosura me të cilin po udhëton drejt Korçës, po përdoret brenda orëve të domosdoshme mujore që duhet të kryejë, por mbi të gjitha, ishte planifikuar të përdorej para dëmtimeve të rrugës Librazhd-Pogradec. Sa i përket kësaj të fundit, Rama thotë se nuk mund të fajësohet qeveria për një problem gjeologjik, duke kujtuar se ky fenomen natyror prej javësh po rrezikon qyteza të Italisë.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!
Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë!
Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!
Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë:
E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!
E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri.
Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.
Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar.
Report TV ka siguruar pamjet nga momenti kur shefi i Qeverisë largohet me helikopter nga Vlora, ku ishte sëbashku me ministren Mirela Kumbaro dhe disa investitorë.
Kryeministri krahas vizitës ka kryer edhe disa inspektime në Vlorë, ku është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.
Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum. Ndërkohë para se të shkonte në Vlorë, Rama kreu një vizitë me helikopter edhe në Korçë.
Kryeministri Edi Rama mbërrin në Vlorë
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në Korçë këtë të hënë, ka mbërritur edhe në Vlorë, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama ka mbërritur rreth orës 13:45 me helikopter në Vlorë, ndërsa në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar edhe inspektime në disa prej investimeve në qytet.
Fillimisht, kryeministri është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.
Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum, ndërsa mbërritja e tij në Vlorë është mësuar vetëm paraditen e së hënës.
Në fokus janë pikërisht investimet që po kryhen në qytet, por edhe projekte të tjera për Vlorën, teksa Rama është shoqëruar nga disa investitorë dhe biznesmenë të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, i transportuar nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama tha se për udhëtimin drejt Korçës përdori helikopterin e Forcave të Armatosura për të shoqëruar "një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!"

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Korçën me qëllim inspektimin e përfundimeve të punimeve në Polin e Dijes. Vizita e Ramës në Korçë vjen në një moment kur disa prej akseve kryesore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit janë të bllokuara.
Sipas informacioneve, kryeministri pritet të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, duke mos përdorur aksin Maliq–Gramsh–Elbasan, i cili aktualisht është i vetmi segment rrugor i hapur për qarkullim në këtë drejtim.
Aktualisht, në zonë vërehet prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilat kanë marrë masa sigurie në pritje të vizitës.
Komente












ka te drejte kryeministri, gati te flasin kur ky eshte fenomen natyror
PërgjigjuPak e keni , heren tjeter 95 mandate dhe pastaj 139 mandate , te kemi vetem 1 ne opozite vendosim dash sulen
PërgjigjuMbetet mister i madh fakti që sot Bollino për herë të parë liron komentet në artikujt e dedikuar shokut Edi. Të shofim se ku do dali ky muhabet. Vetëm se mbajeni kshu dorën mos ndërroni sipas erës .
PërgjigjuKete znj. Balluku as Zoti nuk po e ndihmon o z. Kryeminsiter. Harrami, harram mbetet gkithmone nuk lahet dot.
PërgjigjuPo ato fukarenj qe nuk kan mundesi te levizin me helikopter me cfar duhet te levizin?Gjitha rruget e Ballukut po shemben,nuk esht levizje gjeologjike po mafia e ndertimit qe po rrjep taksat e popullit
PërgjigjuPo Po ligesi shume e madhe madje duhet te kerkojm edhe falje . Ndjes qe ju shqetesojm kaq shume dhe pse mbetemi me femije rrugeve te lena rruges nga hajdutria pa kufi dhe nga paaftesia me e madhe qe ju shoqeron juve dhe tenderave qe beni ju
PërgjigjuPo pse nuk rreshqiti 30 vjet .. por kur i vute kazmen vendit aty pa projekt dhe me babezi o kryeministri jone i gjithanshem…o qeveria me hajdute ne gjithe historine e ketij vendi..!!
PërgjigjuPo pse o debil ajo rreshqitja 4km ne Itali nuk rreshqiti per 30vite dhe ra kete vit?
Dakord, more zoti Kryeminister, meqe permende Italine! Ne Itali, dhe posacerisht ne Sicili, kane filluar hetimet serioze (jo tenxheret politike!) per te pare se ku dhe si kane shkuar fondet e destinuara per nderhryje qe ketu e disa vite me pare. Ty te pelqejne tenxheret politike, sepse nuk cojne askund, bejne zhurme kot. Une mendoj se ne Shqiperi duhet hetuar seriozisht, juridikisht, shembja e rrugeve (jo nje, po disa) dhe me sa duket hetimi ka filluar ose shpresoj te filloje. Balluku & Co. nuk duhet hetuar vetem per shperdorim detyre, por edhe per cenim te sigurise kombetare, me veprat skandaloze qe jane realizuar. Pra jo vetem eshte vjedhur, por eshte vene ne rrezik edhe jeta e njerezive, si rezultat i ndertimeve infrastrukturore - rrugore pa sigurine e nevojshme. Nuk mund te jete kryeministri, qe zhvesh pergjegjesin nga vetvetja, sepse nuk i pelqeka qe ka rreshqitur dheu!
Përgjigju