Rasti i vetëm në qytetin e Durrësit ditën e sotme është i një djali të ri i cili e ka zbuluar se ishte prekur me COVID-19, vetëm pasi kishte bërë aksident.
Dy ditë më parë, ai pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.
Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar. Durrësi renditet i treti, pas Tiranës dhe Shkodrës për numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, me 39 raste. Në Durrës u regjistrua edhe viktima e parë.
Lajmi kryesor: