Shkoi për kontroll por zbuloi se kishte kancer gjiri, historia e ish-mësueses nga Fieri: Kisha besim dhe e fitova betejën

Dy vite më parë, Florika Boduri shkoi të kryente një vizitë rutinë në spitalin e Fierit, por ajo që konstatoi do i ndryshonte jetën. Mjekët onkologë i thanë se dyshohet se ajo kishte kancer në gji.

Kalvari i përpjekjeve për të mposhtur sëmundjen ishte i gjatë, por thotë se ajo që e ngriti sërish në këmbë, ishte optimizmi.

“Kam qenë gjithmonë optimiste ndaj e kam fituar këtë beteje. Kisha shumë besim, shumë shpresa”, tha ajo.

Megjithëse rrezikun e ka kaluar, ish-mësuesja, tashmë e dalë në pension shkon vazhdimisht për kontrolle.

“Kam dy vite që jam diagnostikuar me këtë sëmundje. Vajta për tu vizituar, për të bërë një kontroll rutine dhe më thane që ke një formacion të ri. Pas kësaj vazhdova vizita, kontrolle, analiza. Pastaj shkova dhe kreva një vizitë në Tiranë. Më rekomanduan që të hiqja gjirin dhe pas këtyre fillova të kryeja kimio-terapinë.  E mbarova tani,  jam shumë mirë në saj të kontrolleve, në sajë të mjekimeve.  Tani bej kontrolle here  pas here çdo gjashte muaj. Jam mire dhe e gëzuar qe e fitova këtë beteje”, u shpreh Florika Boduri.

Mjekja onkologe në Spitalin rajonal të Fierit Mone thotë se gjatë punës së përditshme ka vërejtur rritje të lehtë të rasteve me kancer gjiri, sidomos të vajzat e reja.

“Numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje të lehtë nga viti në vit dhe ajo që vihet re është rritja e rasteve tek femrat e reja të moshës nën 40 vjeç. Gjithashtu fakt është se nuk përjashton as meshkujt, pra në raste shumë të rralla vihet re edhe te meshkujt. Në qytetin tonë janë diagnostikuar 2 meshkuj me kancer gjiri”, u shpreh dr. Mone.

Këshillat e saj lidhen me aktivitetin fizik, si një mënyrë për të shmangur obezitetin dhe për të ulur stresin.

“Shkaku kryesor i gjithë sëmundjeve malinje është obeziteti, jeta sendetare, stresi ndaj këshilla kryesore është që gratë të bëjnë jetë të shëndetshme. Ndërsa për kancerin e gjirit është dhe historiku familjar, ndaj gratë duhet të kryejnë vetë kontrollin, nëse konstatojnë gjëndër apo deformim duhet të vijnë menjëherë në spital për të bërë ekografi, mamografi dhe analiza”, theksoi ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës