Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arezo të Italisë, ku një 46-vjeçar shqiptar humbi jetën, gjatë tentativës për të grabitur një banesë.
Viktima është Arben Cristea, i cili së bashku me dy të tjerë, kishin shkuar për të grabitur një banesë në zonën ‘Gorello’.
Pronari i banesës, teksa e kuptoi që disa hajdutë kishin hyrë për të vjedhur, qëlloi me armë në ajër, për t’i trembur, shkruajnë mediat italiane.
Gjatë arratisjes, këmba e shqiptarit u ngul në një shtyllë hekuri me majë e vendosur si gardh për t’u mbrojtur nga derrat e egër.
Ai u zvarrit për rreth pesëdhjetë metra, duke u shembur në një kopsht perimesh. Ai mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse të errëta dhe çizme.
Çarja e arteries femorale bëri që shqiptari të humbte jetën.
Incidenti është klasifikuar si aksidental. Nuk kishte asgjë të parregullt në sjelljen e familjes që iu përgjigj sulmit.
Policia bëri identifikimin e shqiptar pasi kishte dokumentet me vete. Ai ishte banues në Lacio dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Dy bashkëpunëtorët e tjerë janë ende në arrati dhe po kërkohen nga policia.
Komente








