Shkoi të kthente pijen freskuese në market, fiton lotarinë 315 milionë dollarë në SHBA! Shkak u bë ‘sherri’ i gruas për blerjen 4 euro...

Shkoi të kthente pijen freskuese në market, fiton lotarinë 315 milionë dollarë në SHBA! Shkak u bë ‘sherri’ i gruas për blerjen 4 euro...

Kontabilisti Tayeb Souami ,duke tërhequr çmimin e lotarisë

Nju Xhersi- Mrekullitë e fatit ndodhin! Kjo është historia e një qytetari të Nju Xhersit në SHBA, i quajtur Tayeb Souami, i cili arriti të fitonte lotarinë 315 milionë dollarë, fal një blerjeje të nxituar të pijes freskuese në market.

Kontabilisti 56-vjeçar ishte me një situatë disi delikate financiare, teksa ka rrëfyer vetë së fundmi edhe dinamikën që e bëri milioner. Dhe çështja është se atij iu desh të linte kolateral shtëpinë e tij, për të qenë në gjendje të paguante shkollimin e fëmijëve në universitet, gjë që bëri që familja të shikonte çdo cent të fundit në gjithçka. Shorti është hedhur kohë më parë, por mediat i janë kthyer detajeve të historisë, për shkakun dhe rrethanat që i sollën fat.

Tayeb rrëfen se një ditë të bukur, mbërriti në shtëpi pasi kishte bërë blerjen e tij në supermarket. Mes produkteve kishte një lëng portokalli që kishte kushtuar pak më shumë se katër euro. Një shifër që si zakonisht, gruas së tij i është dukur krejtësisht e tepruar. Kështu ai shkoi për ta kthyer atë mbrapsht.

Në fillim, Tayeb tha se u ankua, por përfundoi duke rënë dakord pa e ditur se jeta e tij do të merrte një kthesë të plotë.

Ndërsa ishte në linjën e rimbursimit në market, ai pa një reklamë për lotarinë 'Powerball' dhe mendoi se do të ishte një ide e mirë që këto para të rimbursimit t'i përdorte për të blerë dy bileta lotarie.

Dhe kaq ishte! Të nesërmen, teksa lante makinën, shfrytëzoi rastin të kontrollonte biletat në një nga ato dyqanet legjendare '7-Eleven', pa shumë pritshmëri. Ashtu siç priste, fatura (bileta) e parë nuk doli fituese.

Por kur e dyta u skanua, makina shfaqi një mesazh të pazakontë: "Duhet parë nga punonjësi".

Duke besuar, si zakonisht, se ishte një gabim, burri ia çoi letrën njërit prej arkëtarëve:

"O Zot, oh Zot", bërtiti ajo.

Dhe Tayeb sapo kishte fituar 315 milionë dollarë, ose rreth 285 milionë euro. Dhe kjo, fal një termodinamike që nisi me një blerje të tepruar të pijes freskuese.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2024 04:15

    Po sikur te mos kishte fituar asgje? Po sikur gruaja t'i kishte kerkuar llogari per parate qe rifitoi nga rimbursimi,por i luajti ne llotari,se c'kishte bere me to?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor