Shkoi të ndizte pompën e ujit, 53-vjeçarja në Kukës humb jetën pasi e zë korenti

Shkoi të ndizte pompën e ujit, 53-vjeçarja në Kukës humb jetën pasi e zë korenti

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike një 53-vjeçare ka humbur jetën.

Shtetësja në fjalë, me inicialet Z. O, ka tentuar të ndezë pompën e ujit, por për fat të keq në këtë moment e ka zënë korenti. Familjarët kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në spital, por sipas policisë ajo ka mbërritur pa shenja jetë.

Ngjarja fatkeqe ka ndodhur fatkeqësisht në fshatin Kolsh dhe tani familjarët janë detyruar të hapin dyert e mortit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 01/07/2020 11:15

    Ngushellime familjareve, Zoti e paste ne Parajse! Sa per ju mediat, a nuk e kuptoni qe keto lajme te keqija, e cmendi popullin? A nuk keni pak cipe qe publikoni cdo gje pa kriter neper portale? Keni menduar ndonjehere te respektoni jeten private te njerezve? Doli nga shinat nje popull i tere dhe per nje pjese te madhe jeni pergjegjes sepse jepni lajme negative nga mengjesi ne darke, a thua se ne EU nuk vdesin njerez nga aksidente te ndryshme, por nuk i japin ne lajme ore e sekonde. Japin vetem informacion statistikor, me shifra. Kaq. E meruat fare kete popull, e pervec politikes qelbur, ju mediat jeni fajtori numer dy i denigrimit te shoqerise tone.

    Përgjigju
    • Arbëri: 01/07/2020 11:46

      Ngushsllime familjes! E ti or B+3, nuk ke nevoj për sulme ndaj gazetarëve, sepse jan gazetarët ata që po i zbulojn të këqiat e këti vendi !!! Ka kaluar komunizmi që dirigjonte për qdo gjë ...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog