Shkoi tek gjyshërit në Dukat të Vlorës, i thyhen xhamat makinës së gazetarit (VIDEO)

VLORË- Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e sotme në Dukat të Vlorës, ku makina e gazetarit Gentian Kellçiu është sulmuar nga persona ende të pa identifikuar. Si pasojë xhamat e makinës së gazetarit me targat AA778 TC janë dëmtuar rëndë.

Gazetari ka qenë në vendlindjen e tij ku kishte gjyshërit, ndërsa makina ka qenë e parkuar në një ambient të hapu. Gentian Kellçiu punon edhe si korrospondent i një emisioni televiziv në vend. Ndërkohë nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin e autorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)