GJIROKASTËR - Një prej aseteve më të vyera të arsimit gjirokastrit, siç është shkolla “Bajo Topulli” ka përfunduar në gjendje të mjerueshme. 

Muret janë shembur e së bashku me to edhe tavani dhe çdo gjë që e mbante atë në këmbë. Braktisja e saj prej shtetit, detyroi Drejtorinë Arsimore para pak muajsh, të transferojë nxënësit tek një shkollë tjetër.

gjirokaster

Mirëpo vlerat historike që mbart kjo godinë gati 100 vjeçare, nuk mund të jenë të papërfillshme për vetë nxënësit e hershëm të saj. Për A1 Report, këta të fundit në një moshë të thyer, shprehen mjaft të pikëlluar për gjendjen në të cilën ndodhet shkolla, e cila pozicionohet në lagjen Dunavati i Parë. 

gjirokaster

Nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrës, ka në plan rehabilitimin e saj por kthim në një tjetër destinacion. Sipas kryebashkiakut Flamur Bime godina në fjalë, do të kthehet në një aneks shërbimesh për komunitetin e kësaj lagjeje, pas zgjedhjeve për Bashkinë e madhe.

gjirokaster

Shkolla u ndërtua në vitin 1914, ndërsa prej vitesh nuk njeh asnjë investim për rikonstruksion.
 
Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)