Shkolla 9-vjeçare 'Murat Toptani' në Selitë gati për 360 nxënës në shtator, Veliaj: Gati 10 shkolla të reja, 10 të tjera në semestrin e dytë

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të çelë dyert për nxënësit këtë shtator. Me një kapacitet trefish më të madh se shkolla e mëparshme, përfshirë edhe një klasë për sistemin parashkollor, shkolla do të mirëpresë rreth 360 nxënës me të njëjtat kushte moderne si të gjitha shkollat e reja që po rindërtohen në çdo cep të Tiranës. 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet fundit që po kryhen në shkollën “Murat Toptani”, ku tashmë ka  përfunduar puna në ambientet e brendshme të shkollës dhe palestrës, dhe janë duke u realizuar sistemimet e jashtme. Ai u shpreh se bashkë me shkollën “1 Qershori”, e cila përfundoi vitin e kaluar, dhe “Murat Toptani” që përfundon brenda muajit gusht, zona e Selitës është e kompletuar sa i takon institucioneve arsimore. 

“Me shkollën “1 Qershori”, që është në kufirin e Selitës me autostradën, dhe shkollën “Murat Toptani”, në zonën kodrinore, ne zgjidhim problematikën e arsimit në Selitë. Ndaj mezi pres që këtë shtator çuna dhe goca të shkëlqyer të Selitës t’i mirëpresim tek shkolla e re “Murat Toptani”. Sot mund të themi me plot gojën që shkollat e reja janë shumë herë më të mira nga ana fizike, se shkollat e vjetra tradicionale të Tiranës. Arsyeja pse e kemi trefishuar edhe kapacitetin është që t’i paraprijmë rritjes së Tiranës. Unë jam i bindur që kjo zonë kodrinore do vazhdojë të rritet, ndaj nuk ecim vetëm mbi gjurmët e vjetra, por e bëjmë shkollën më të madhe, më të fortë dhe sigurisht me projeksionin e Tiranës së 20-30 viteve të ardhshme,” u shpreh ai.

Veliaj tha se nga 20 kantieret e reja arsimore që u hapën në Tiranë, 10 të parat do të dorëzohen që në fillim të sezonit të ri arsimor, pra në shtator, ndërsa 10 shkollat e tjera do të jenë gati për semestrin e dytë.  

“Shkolla “Murat Toptani” është një nga 10 shkollat që do të hapim për këtë semestër, pastaj një dhjetëshe tjetër shkollash ne do ta hapim semestrin e dytë dhe besoj që 20 shkolla në një vit në Tiranë që nga 100-vjetori i themelimit si kryeqytet nuk i kemi parë. Mezi pres që të mbarojnë 10 shkollat e para dhe pastaj ne të fokusohemi semestrin tjetër të mbarojmë një dhjetëshe tjetër, në mënyrë që nga tërmeti të ngrihemi pak më të fortë dhe më të mirë seç ishim kur na u rrëzuan këto shkolla dhe këto ndërtime që ishin bërë vite përpara,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës. 

Shkolla e re parashikon që numri i nxënësve të jetë trefish në krahasim me numrin e tyre në shkollën ekzistuese, si dhe është menduar të ketë një numër klasash dhe laboratorësh në kapacitet më të madh sipas numrit të nxënësve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'